Si arriti Islanda të largoj adoleshentët nga alkooli dhe drogat  (video)

6:01 pm 15.11.17

 

Gjatë viteve ’80-ta dhe ’90-ta në Islandë adoleshentët po dilnin tërësisht nga kontrolli.

Në ato vite, ky vend po përballej me probleme që shkaktoheshin nga pirja e alkoolit dhe përdorimi i drogave nga adoleshentët.

Tani, 20 vite më pas, gjërat kanë ndryshuar pothuajse tërësisht.

Derisa më 1998 ishin 42% e adoleshentëve nga mosha 15 dhe 16 vjeç që thonin se kanë qenë të dehur, tani kjo përqindje ka rënë në 5%.

Atëherë, si u arrit ky revolucion në jetën dhe të ardhmen e adoleshentëve islandez?

 

Janë pesë pika që mundësuan këtë:

 

1. Koha e caktuar kur duhet të qëndrojnë brenda në shtëpi. Fëmijët nën moshën 16 vjeçare janë të detyruara që pas orës 10 në mbrëmje të mos qëndrojnë rrugëve të qytetit por të jenë në shtëpi. Ka raste kur prindërit patrollojnë nëpër rrugë për të parë nëse kjo po respektohet.

2. Prindërit nënshkruajnë një zotim. Grupe të prindërve pajtohen për rregulla të caktuara në lidhje me sjelljet e fëmijëve të tyre. Një nga këto rregulla është që të mos lejohen fëmijët të pijnë alkool dhe duhet të kalojnë më shumë kohë me familjen.

3. Angazhimi i fëmijëve përmes aktiviteteve. Çdo vit ata marrin kupon prej 500 dollarë për aktivitetet e tyre pas shkollës.

4. Gjithqka bazohet në të dhëna nga hulumtimet në terren. Adoleshentët çdo vit mbushin një pyetësor. Kjo ka rezultuar në uljen e përdorimit të substancave tek adoleshentët.

5. Përkrahja nga politikanët. Çdo vit kryeqyteti Reykjavik shpenzon mbi 100 milionë dollarë për aktivitetet e të rinjve.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM