Shtyhet shqyrtimi i nismës për shfuqizimin e Speciales

9:56 pm 17.01.18

 

Është shtyrë për një javë shqyrtimi në Kryesinë e Kuvendit i nisëms për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, përkatësisht Gjykatës Speciale.

Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur ta shqyrtojë fare kërkesën, për shkak të mungesës së kuorumit për punë, që është shkaktuar me mungesën e anëtarëve të saj në mbledhje, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është mirë që anëtarët e Kryesisë të marrin pjesë në mbledhje.

“Është e domosdoshme të jenë të pranishëm për të gjitha temat sepse e kemi obligim edhe para qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli.

 

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM