Shqipëria riatdheson 41 shtetas nga Franca dhe Gjermania

5:35 pm 30.11.17

 

Refuzimi i kërkesave për azil në Francë dhe Gjermani ka bërë që së fundmi të riatdhesohen 41 shtetas shqiptar.

Zv/ministrja e brendshme e Shqipërisë, Rovena Voda, ka thënë se kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë kanë shansin zero për t’u pranuar.

“Vetëm gjatë muajit nëntor janë riatdhesuar 500 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika dhe Gjermania. Sigurisht numri është në rritje, operacionet e riatdhesimit dhe kthimit në atdhe të shtetasve shqiptarë janë në rritje, pasi kërkesat për azil të shtetasve shqiptarë kanë shansin zero për t’u pranuar.

E theksoj sërish që Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta dhe mundësitë për shtetasit shqiptarë për të kërkuar azil janë zero.” ka thënë ajo, transmeton Gazeta Shqip.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM