Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Evropë

1:03 pm 23.02.18

 

Vetëm 180 euro është paga minimale në Shqipëri, më e ulëta në vendet e kontinentin evropian.

Kjo sipas të dhënave të Eurostat, ku Shqipëria mbetet prapa edhe Serbisë që ka pagën minimale 285.4 euro/ muaj.

Ndërsa nga vendet e BE-së, Luksemburgu është ai që ka pagën minimale më të lartë, me 1998.5 euro/muaj, transmeton Top Channel.

Në fakt, që nga 1 janari nga 28 shtetet e BE-së, vetëm 22 prej tyre kanë Pagë minimale Kombëtare. Ato variojnë nga 500 deri në më tepër se një mijë euro. Por ajo që vëren Eurostat është se paga minimale ka të bëjë dhe me vendndodhjen, ku shtetet e BE-së me pagën minimale 400-500 euro renditet në Lindje të saj, si Lituania, Rumania, Slovakia, Estonia, Lituania etj.

Ndërsa shtetet në verilindje të Europës e kanë pagën minimale mbi 1400 euro, ku hyjnë Britania, Franca, Belgjika, Hollanda, Irlanda dhe Luksemburgu.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM