Shqipëria aplikon për organizimin e Uefa SuperCup

5:48 pm 29.03.18

 

Është bërë zyrtar aplikimi i Federatës Shqiptare të Futbollit për organizimin e Uefa SuperCup 2020.

Tashmë stadiumi “Arena Kombëtare” në Tiranë është një nga impiantet kandidate për të marrë finalen e Superkupës së Europës për vitin 2020, transmeton Koha.net.

“Ideja për organizimin e këtij eventi të rëndësishëm në kalendarin e futbollit Europian, vjen nga dëshira për promovimin e vlerave të mikpritjes shqiptare, si dhe nga ambicja për zhvillimin e emrit të mirë të kulturës sportive në vend, e nxitur kjo, edhe nga përfundimi i shpejtë i “Arenës Kombëtare”, punimet e të cilit vijojnë me intensitet shumë të lartë. Organizimi në kryeqytet i Superkupës Europiane merr një rëndësi absolute, jo thjesht nga pikëpamja sportive, por mbi të gjitha, edhe për imazhin e Shqipërisë, dhe sidomos Tiranës”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Shumë shpejt “Arena Kombëtare” do të jetë gati si një vepër e madhe sportive kombëtare, dhe një kandidaturë potenciale për të organizuar një finale të një eventi europian të futbollit në vendin tonë”, thuhet në njoftim.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM