Shqipëri, presidenti dekreton katër ministrat e rinj

11:48 am 20.03.17

 

Presidenti shqiptar, Bujar Nishani, ka dekretuar katër ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Nishani dekretoi Fatmir Xhafajn si ministër të Brendshëm, Ogerta Manastirliun si ministre të Shëndetësisë, Olta Xhaçkën si ministre të Mirëqenies Sociale dhe Eduart Shalsin si ministër të Pushtetit Vendor.

Kreu i shtetit nuk e pengoi emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, transmwton Top Channel.

“Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme, por Kushtetuta nuk ia jep të drejtë Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër”, u shpreh kreu i shtetit.

Bujar Nishani u tregua i drejtpërdrejtë, kur tha se çfarë do të bënte, nëse do të kishte kompetencë të plotë: “Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, unë do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm”.

Nishani, i cili nuk mori përsipër të krijojë një krize institucionale, ia kaloi parlamentit përgjegjësinë për të miratuar apo jo dekretimin për emërimin e ministrit të Brendshëm.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM