Shoqëria civile letër BE-së: Na i hiqni vizat

6:33 pm 05.06.18

 

Një letër i është dërguar institucioneve të Bashkimit Evropian nga pjesëtarë të shoqërisë civile dhe gazetarë në Kosovë të cilët kërkojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë letër ata kanë numëruar edhe arsyet pse qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë që edhe më tutje të mbesin populli i vetëm i izoluar në rajon, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Jehona Lushaku, politologe tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët e Kosovës duhet t’i tregojnë Evropës se janë të vetmit që nuk e gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes brenda Zonës së Schengenit.

Sipas saj, shumë pak të rinj të Kosovës kanë pasur fatin të shohin ndonjë shtet evropian, ngaqë edhe vizitat studimore janë projekte vështirë të realizueshme për shkak të regjimit të ashpër të vizave.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM