Shkencëtarët kanë arritur ta kthejnë kohën me kompjuter kuantik

2:33 pm 13.03.19

IMAGE
Studimi zbulues duket se është në kundërshtim me ligjet themelore të fizikës dhe mund të ndryshojë të kuptuarit tonë të proceseve që qeverisin universin ka transmetuar The Independent.

Në një zhvillim që gjithashtu përfaqëson një avantazh të madh në kuptimin tonë të kompjuterëve kuantikë, duke përdorur elektronet dhe botën e çuditshme të mekanikës kuantike, hulumtuesit ishin në gjendje të kthejnë mbrapsht kohën në një eksperiment.

Çdokush që e shikonte kompjuterin do ta shihte ngjarjen sikur koha të ishte kthyer prapa.

Image result for reverse time

Studiuesit – nga Instituti i Fizikës dhe Teknologjisë i Moskës, të ndihmuar nga kolegët në Zvicër dhe SHBA – presin që kjo teknikë të përmirësohet më kohë, duke u bërë më e besueshme dhe e saktë me kalimin e kohës.

Hulumtuesi kryesor Gordey Lesovik, i cili kryeson Laboratorin e Fizikës së Informacionit Kuantik në Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë të Moskës (MIPT), tha: “Ne kemi krijuar artificialisht një gjendje që evoluon në një drejtim të kundërt me atë të drejtimit termodinamik të kohës. “/UrbanFM/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM