Shikone frontmenin e Arcade Fire duke luajtur në NBA All-Star  (video)

2:50 pm 19.02.17

Win Butler, frontmeni i bendit Arcade Fire, ishte pjesë e ndeshjes NBA All-Star Celebrity mbajtur të premten mbrëma në New Orleans.

Kjo është paraqitja e tretë e Butler në një ndeshje të tillë, derisa këtë herë ishte në ekipin Team East ku pati për bashkëlojtar aktorin Caleb McLaughlin, prezantuesin e televizionit Nick Cannon dhe hostin e radios Peter Rosenberg.

Ekipi i Butler fitoi ndeshjen kundër ekipit Team West me rezultat 88-59.

Butler shënoi 22 pikë, megjithatë nuk arriti të fitoj titullin MVP që këtë herë shkoi për Brandon Armstrong.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM