Shia LaBeouf në rolin e John McEnroe  (video)

9:08 pm 03.07.17

 

Është lëshuar traileri për filmin Borg vs McEnroe, në të cilin rolin e teniserit amerikan e luan aktori Shia LaBeouf.

LaBeouf, i cili së fundmi paraqitet tek filmat Transformers dhe Indiana Jones 6, do të ketë përball aktorin suedez Sverrir Gudnason i cili luan rolin e kundërshtarit në fushën e tenisit, atë të teniserit Bjorn Borg.

Filmi parashihet të jepet nëpër kinema nga muaji shtator.

LaBeouf e ka krahasur veten me teniserin McEnroe duke thënë se të dy janë “pasionantë, perfeksionistë, narcisist”.

Ndërkohë, duke folur rreth portretizimit nga LaBeouf, legjenda e tenisit McEnroe ka thënë për Variety: “Me gjasë [LaBeouf] është i çmendur. Kështu që, ndoshta funksionon. Kurrë nuk kam folur me të, kështu që nuk e di se si do të më luaj mua.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM