Shfuqizimi i Gjykatës Speciale mbetet mision i mundshëm për deputetët

4:20 pm 28.12.17

 

Kërkesa e 22 dhjetorit, e 43 deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, që synuan të mbajnë një seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, mbetet edhe më tej një kërkesë e cila nëse arrin para deputetëve atëherë do të votohet.

“Ne e kundërshtojmë. E kam kundërshtuar dhe do ta kundërshtoj një gjykatë të tillë sepse nuk është një gjykatë që e dënon krimin, por që kërkon të dënojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin që e ka bërë.” ka thënë deputeti Nait Hasani për Radion Evropa e Lirë.

Në anën tjetër, partitë opozitare mbeten të ndara në qëndrime lidhur me propozimin e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se është kundër kësaj nisme.

“Kosova dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin guximin, jo të propozojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale përmes shfuqizimit të Ligjit, por të marrin përgjegjësinë për trajtimin e krimeve, vrasjeve e torturave që kanë ndodhur në vendin tonë”, kishte shkruar ditë më parë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në rrjetin social Facebook.

Por, Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, aktualisht subjekti më i madh opozitar, e cila në vitin 2015 pati kundërshtuar dhe votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale, thotë për Radion Evropa e Lirë, se qëndrimi i këtij subjekti nuk ka ndryshuar na ai i vitit 2015. Sipas tij, pavarësisht se propozimi ka ardhur nga partitë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta konsiderojë si gjykatë të padrejtë për Kosovën.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM