Shfaqja e ‘Baletit Preljocaj’ në Teatrin Kombëtar

4:47 pm 27.09.17

 

Baleti i koreografit francez me prejardhje shqiptare, Angelin Preljocaj, do të shfaqet në Teatrin Kombëtar në Prishtinë më 7 tetor, në ora 20:00.

Kjo do të ndodh si pjesë e një turneu ekskluziv në Shqipëri dhe në Kosovë për prezantimin e premierës botërore të shfaqjes së tij të re “Création 2017”, e prezantuar në Francë me 21 shtator 2017, transmeton Koha.net.

Angelin Prejlocaj ka lindur në Francë në vitin 1957, nga prindër shqiptarë. Ai filloi studimet në vallëzim klasik para se të vazhdoj me vallëzimin bashkëkohor. Themeloi kompaninë e tij në dhjetor 1984. Që nga ajo kohë ka bërë koreografinë e 50 shfaqjeve, nga solo deri në format e mëdha.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM