Sheshi “Skënderbej” u bë pjesë e Bienales së Arkitekturës në Çikago  (video)

10:12 am 18.09.17

 

Në një pavion të veçantë në Bienalen e Arkitekturës në Çikago u bë prezantimi i projektit të sheshit Skënderbej ndërtuar në Tiranë.

Ishte kryetari Erjon Veliaj ai që prezantoi projektin që përfaqësoi Shqipërinë dhe ku merrnin pjesë 140 arkitektë dhe urbanistë nga 20 vende të botës.

Arkitektura e projektit u konsiderua unike, ndërsa u vlerësua impakti i tij për transformimin e qytetit. Kryebashkiaku e cilësoi këtë prezantim një mundësi shumë të mirë që Tirana të krenohet, transmeton Top Channel.

“Kjo është hera e parë që Tirana është në një institucion kaq prestigjioz sa Bienalja e Çikagos, një mundësi fantastike për t’u krenuar me një nga projektet e këtyre dy viteve të fundit që është sheshi “Skënderbej”. Në thelb ky projekt është suksesi i një përpjekje 10-vjeçare që nisi me Edi Ramën dhe skuadrën e asaj kohe në Bashki, me dëshirën për të pasur një zonë pedonale, aty ku ka qenë zona më e ndotur dhe rrethrrotullimi me trafikun më të dendur të makinave. Ky ishte një projekt i cili u pengua prej politikës, por më në fund u realizua në dy vitet e fundit nga administrata e re e Bashkisë, për të përfunduar në fakt ëndrrën 100-vjeçare të konceptimit të sheshit “Skënderbej”, në magjinë e plotë që sot është kthyer në një “agora”, pra në një shesh ku të gjithë ndihen në një hapësirë demokratike”, deklaroi Veliaj.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM