Shënohet ngritje e çmimeve në ushqim dhe energji

3:38 pm 11.07.17

 

‘Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit’ për muajin qershor të vitit 2017 ka treguar se ka pasur nritje të çmimeve në produktet ushqimore dhe në energji elektrike.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.3% në muajin qershor 2017, krahasuar me muajin maj 2017, transmeton Koha.net.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (5.6%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (17.9%)-(ngritje e çmimit të energjisë elektrike) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9% në IHÇK-it.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet: qumësht, djath dhe vezë (-2.2%); perime (-8.2%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (-0.6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.6%) në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin qershor 2017 me muajin qershor 2016 ishte 1.9%.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM