Shënohet 47 vjetori i Universitetit të Prishtinës

10:30 am 15.02.17

hasan

 

Themelimi i Universitetit të Prishtinës cilësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

Sot, më 15 shkurt, shënohet 47 vjtori i themelimit të universitetit që mban emrin ‘Hasan Prishtina’.

Me këtë rast, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, ku do të mbajë falën hyrëse.

Ceremonia zhvillohet në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë, transmeton Zëri.

UP është themeluar nga Kuvendi i Kosovës me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, më 18 nëntor 1969.

Më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit Themelues dhe pikërisht kjo datë u shpall nga organet drejtuese të UP-së, Dita e Universitetit të Prishtinës.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM