SHBA: Nuk largohemi nga Bondsteeli

2:21 pm 01.03.19

Pas raportimeve të mbrëmshme në media se kinse zyrtarët amerikan u kanë thënë liderëve kosovare se nëse nuk hiqet taksa largohen trupat nga kampi Bondsteel, ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në reagimin e tyre thuhet se ShBA-të mbajnë përkrahjen për KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-vë ne kampin Bondsteel, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje të redaksisë:

Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt./Indeksonline/

M

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM