SHBA me aleatë nisin bombardimet ndaj Sirisë

7:19 am 14.04.18

 

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bombarduar lokacione qeveritare në Siri ku mendohet se kanë shërbyer për zhvillimin e armëve kimike.

Këto sulme raketore vijnë si reagim ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike kryer nga qeveria siraine javën e kaluar në qytezën Douma.

Raketat janë parë të godasin pjesë të kryeqytetit  Damascus gjatë mëngjesit të së shtunës, si dhe dy lokacione afër qytetit Homs, kanë bërë të ditur nga Pentagoni.

Ndërkohë, Rusia, aleati i Sirisë, ka reaguar përmes ambasadorit në SHBA duke thënë se këto sulme në aleatin e saj “nuk do të kalojnë pa pasoja”.

“Qëllimi i aksioneve tona sonte është të forcojmë një kundërshtim ndaj prodhimit, shpërndarjes dhe përdorimit të armëve kimike,” ka thënë presidenti amerikan Donald Trump gjatë adresimit në Shtëpinë e Bardhë rreth prës lokale 21:00.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM