Shalli dhe syzet e presidentit Rugova ekspozohen në Muzeun e Kosovës

3:49 pm 23.02.18

 

Në Muzeun e Kosovës janë paraqitur për herë të parë gjësende të rëndësishme të figurave të njohura, relike dhe eksponante.

Si pjesë e ‘Ekspozitës bazë’, të ekspozuara do të ketë edhe gjësende të presidentit historik Ibrahim Rugova.

Aty mund të shihet shalli i Ibrahim Rugovës, syzet, çmimi ndërkombëtar “Saharov” dhuruar Presidentit Rugova nga Parlamenti Evropian 1998, dhe gjësende të tjera, transmeton KultPlus.

Në këtë ekspozitë është prezantuar edhe motori i Adem Jasharit, ku të interesuarit mund ta shohin nga afër këtë mjet që ka qenë pronë e heroit legjendar të UÇK-së.

 

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM