Serwer: Pengesa e vetme është Rusia. Çelësi për të bindur atë është Serbia

9:02 am 20.04.18

 

Njohësi i çështjeve politike të Ballkanit, profesori Daniel Serwer, thotë se Rezoluta 1244 nuk është problem. Edhe për UNMIK-un thotë se “nuk është në gjendje të bllokojë asgjë”.

Në një intervistë për DW, Server thotë se pengesa e vetme është Rusia.

“Pra pengesa e vërtetë është Rusia. Dhe çelësi për të bindur Rusinë është Serbia. Serbisë i është thënë në mënyrë të përsëritur, se nuk do pranohet në BE nëse nuk rregullon statusin përfundimtar të Kosovës.”

 

DW: Por rezoluta 1244 është problemi, sepse pa ndryshuar rezolutën nuk mund të kryhen ndryshimet e dëshirueshme në Kosovë.

Daniel Server: As 1244 nuk është problem. Sepse 1244 thotë qartë se duhet marrë vendimi për statusin përfundimtar. SHBA dhe pjesa më e madhe e evropianëve dhe më shumë se njëqind shtete të tjera kanë marrë vendimin për statusin përfundimtar. Sipas mendimit tim, pengesa e vetme është mosnjohja e Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së dhe vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit.

DW: Po vetoja e Kinës?

Daniel Server: Po, nuk e di nëse Kina do ta përdorte veton e vet, nëse këtë nuk do e bënte Rusia.

DW: A ju kujtohet që Kina krijoi po ashtu probleme gjatë kohës së bombardimeve më 1999?

Daniel Server: Po, por nuk besoj se Kina do të krijojë probleme. Pengesa e vetme është Rusia. Pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën nuk përbëjnë pengesë të vërtetë, sepse bashkëpunimi i tyre ka qenë pjesë e procesit të afrimit të Kosovës me BE. Ato nuk bllokojnë. Nuk është për shembull si në rastin e Greqisë që ka bllokuar Maqedoninë. Asnjë nga pesë vendet nuk e ka bllokuar Kosovën në BE. Ato të gjitha bashkëpunojnë me Prishtinën, kanë përfaqësues të lartë në Prishtinë, për shembull Greqia ka një ambasador aty. Dhe ministrja e Kosovës për integrimin Evropian sapo tha se këto pesë vende nuk do të ngadalësojnë procesin e integrimit të Kosovës në BE. Pra pengesa e vërtetë është Rusia. Dhe çelësi për të bindur Rusinë është Serbia. Serbisë i është thënë në mënyrë të përsëritur, se nuk do pranohet në BE nëse nuk rregullon statusin përfundimtar të Kosovës.

 

…lexo intervistën e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM