Seriali ‘Only Fools And Horses’ mund të rikthehet

8:37 pm 15.08.17

 

Djali i krijuesit të serialit të mirënjohur britanik, ‘Only Fools And Horses’, ka thënë se mund të ketë një rikthim të tij, por jo në modelin origjinal.

Seriali i BBC, i cili u transmetua prej vitit 1981 deri më 1991, dhe ku rolet kryesore i luanin Nicholas Lyndhurst dhe David Jason, ka pasur disa transmetime speciale që prej mbarimit, por asnjë herë nuk është rikthyer me një sezon komplet.

 

 

Krijuesi i serialit, John Sullivan, vdiq në vitin 2011 në moshën 64 vjeçare. Tani, djali i tij, Jim Sullivan, tha për gazetën The Mirror se mund të ketë një lloj rikthimi të serialit.

“Gjithmonë kam thënë se Only Fools – seriali siç e njohim – ka pushuar me largimin e babait tim.

“Sido që të jetë, kjo nuk nënkupton se seriali dhe karakterët e tij nuk mund, dhe nuk do të, eksplorohen përmes mediumeve të tjera.”

Tani për tani nuk ka një periudhë të caktuar se kur do të mund të pritej ndonjë rikthim i serialit, në çfardo forme, por Sullivan ka shtuar: “Krejt çka mund të them tani është: përcilleni këtë hapsirë.”

Ai gjithashtu tha se “A është në pyetje mbrojtja e trashëgimisë së babait tim? Gjithsesi – kjo gjithmonë ka qenë dhe do të jetë prioritet i imi.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM