Seria ‘Narcos’ do të bëhet edhe video-lojë

7:42 pm 16.03.18

 

Seria televizive Narcos, që është ndër produktet më të suksesshme nga Netflix, shumë shpejt do të ofrohet edhe si video-lojë.

Siç raporton IGN Entertainment, seria do të adaptohet si lojë për kompjuterët PC dhe për konsola të video-lojërave.

Këtë detyrë e ka marrë përsipër kompania Curve Digital e cila së fundmi ka fituar të drejtat për dy seri të hitit televiziv Narcos.

“Do të krijojmë një lojë që i përshtatet tregimit fantastik dhe aksionit guximtar të serive të Netflix,” ka thënë Brynley Gibson nga Curve Digital.

“Jemi tepër të emocionuar dhe kemi disa elemente të mahnitshme të lojërave që do t’i përdorim për të kënaqur fasnat e serialit dhe ata që duan ta luajnë lojën.”

Seriali Narcos, që shfaqet në platformën Netflix dhe sjell jetën dhe ndërmarrjen kriminale të baronit famëkeq të drogës Pablo Escobar, është momentalisht në sezonin e tretë, derisa është konfirmuar edhe vazhdimi i sezonit të katërt.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM