Serbia do të ketë një kryeministre homoseksuale

9:26 pm 15.06.17

 

Presidenti i Serbisë ka nominuar një femër homoseksuale për kryeministre të vendit.

Ana Brnabic është zgjedhur nga presidenti Aleksandar Vucic. Ajo pritet të marrë aprovimin nga parlamenti ku shumica dominohet nga partia e presidentit dhe aleatët e tij.

Vetëm disa vite më parë, një nominim i tillë do të ishte i paimagjinueshëm, shkruan BBC. Por, tani Serbia shpreson të tregoj për rritje të tolerancës në rrugën e saj drejt futjes në Bashkimin Evropian.

Znj. Brnabic do të jetë një nga kryeministret e pakta nga komuniteti homoseksual që drejton një qeveri në Evropë. Një gjë e tillë ka ndodhur në Republikën e Irlandës dhe në Luksemburg.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM