Sensacion në Instagram: Shtëpia plot ngjyra  (foto)

12:54 pm 15.06.17

 

Një amerikane po gëzon famë të madhe në rrjetin Instagram falë mënyrës se si ajo ka zgjedhur të dekoroj shtëpinë  e saj.

Amina Mucciolo ka gjithçka me ngjyra të ndezura: mobilje, veshje dhe ushqime.

34-vjeçarja e quan shtëpinë e saj “Toka e reve”. “Është shumë e rëndësishme për mua që vendi ku jetoj të reflektojë personalitetin tim dhe atë të bashkëshortit tim”, thotë Amina për Daily Mail.

“Doja që shtëpia ime të dukej si një instalacion arti dhe që të ndihem sikur gjithmonë është pranverë. Në pranverë unë ndihem shumë e lumtur”, shton 34-vjeçarja.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM