Scarlett Johansson në trailerin e ri të filmit ‘Ghost in the Shell’ 

8:31 pm 13.02.17

‘Ghost in the Shell’ ishte krijuar si një libër komik japonez më 1989 nga Msamune Shirow.

Tregimi bëntë fjalë për një organizatë kundër terrorizmit teknologjik e cila drejtohet nga karakteri i quajtur Major Motoko Kusanagi, tani i cilësuar si një ikonë japoneze.

Ky krijim tani do të sillet si film nga Hollyioodi, kur më 31 mars do të dal nëpër kinema filmi me emrin e njëjtë, ‘Ghost in the Shell’ nën regjinë e Rupert Sanders.

 

 

Rolin e Kusngait e luan aktorja Scarlett Johansson, derisa kur emri i saj u bë i ditur për këtë rol pati akuza drejt krijuesve të filmit për “neglizhencë” ndaj kulturës origjinale të karakterit.

Duke reaguar ndaj këtyre kritikave, Johansson kishte thënë: “Kurrë nuk do të konsideroja të luaja një lloj tjetër të njeriut. Diversiteti është me rëndësi në Hollywood dhe unë kurrë nuk dua të ndjehem sikur jam duke luajtur një karakter që është fyes.”

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM