SBASHK-u afat Qeverisë deri më 13 prill

6:16 pm 12.03.18

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka dhënë afat Qeverisë që deri më datën 13 prill të “reflektojë” rreth kërkesës në lidhje me pensionet e mësimdhënësve që kanë punuar gjatë viteve të 90-ta.

“Ne i kthehemi normalitetit nesër, kur fëmijët shkojnë në shkollë,  Nëse deri më 13 prill nuk ka reflektim të qeverisë, atëherë eshalon situata. Mund të ketë protesta në rrugë, mund të ndalet mësimi në pakufi” ka thënë nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, në një intervistë për Telegrafin.

“Ne nuk jemi duke e shantazhuar askënd e as duke i dëmtuar fëmijët. Këta janë kërkesa legjitime”, ka theksuar Mani.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM