SBASHK: Të detyruar të mbahet greva, nuk përjashtohen protestat

5:04 pm 13.02.18

 

Për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes nga Qeveria, SBASHK ka thirrur që nesër të mbahet grevë një orëshe nëpër shkollat e Kosovës.

“Me keqardhje e kemi marrë këtë veprim, duke e parë që nuk ka lëvizur asgjë për marrëveshjen. Nëse ka lëvizje, greva pezullohet, javën e ardhshme greva është dyorëshe dhe atë e ndërpresim për një moment sepse më 24 shkurt e kemi Kongresin, por nuk përjashtohen protestat në rrugë. Ne nuk dëshirojmë t’i qesim në rrugë mësimdhënësit. Ne porosisim prindërit që të mos lejojnë shkuarjen në shkollë të fëmijëve të tyre” ka thënë nënkryetari i SBASHK-ut, Lutfi Mani, për televizionin KTV.

Mani tha se SBASHK-u është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili u ka premtuar miratimin e ligjit për pagat dhe pensionet e mësimdhënësve.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM