SBASHK: Mirë rritja prej 4%, por vetëm nëse bazohet në pagën e kryeministrit

3:50 pm 05.01.18

 

SBASHK-u e konsideron si fyese paralajmërimin e Qeverisë për ngrijte pagash për vetëm 4%, por është bërë me dije se kjo ngritje do të pranohej vetëm nëse bazohet në vlerën 4% të pagës së Kryeministrit.

“Pasi që përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar me vendimet e dala nga mbledhja e Kryesisë Ekzekutive të BSPK-së lidhur me angazhimet konkrete në përpjekje për realizimin e kërkesave të anëtarësisë , ata kanë mbajtur një takim të jashtëzakonshëm konsultativ me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe Universiteteve”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut, transmeton Koha.net.

Aty thuhet se anëtarët e Këshillit Drejtues i kanë përcjellë kryetarit dhe kryesisë së SBASHK-ut reagimet e mësimdhënësve lidhur me deklaratat ofenduese të Kryeministrit Haradinaj në adresë të punëtorëve të arsimit duke përshëndetur reagimin domethënës të SBASHK-ut lidhur me këtë çështje.

“Në këtë takim aty e këtu kishte edhe diskutime me tone të ngritura lidhur me paralajmërimin e Qeverisë për ngritje pagash vetëm 4 % duke përsëritur se këtë ngritje e konsiderojnë fyese. Ata kanë dalë me kërkesën që le të jetë ngritja 4 %, por e bazuar në vlerën 4 % të pagës së Kryeministrit”, thuhet tutje.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut unanimisht ka vendosur që të niset me përgatitjet për veprime sindikale dhe janë pajtuar që përmes formularëve të nënshkrimeve të merret autorizimi i anëtarësisë për veprime të nevojshme.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM