Sandra Bullock pëlqen të ketë më shumë fëmijë

6:29 am 27.03.17

 

Aktorja Sandra Bullock nuk është kundër të qenit nënë e shumë fëmijëve.

52 vjeçarja është nënë e dy fëmijëve, shtatë vjeçarit Louis dhe pesë vjeçares Laila, derisa raportohet se aktorja nuk është kundër që në të ardhmen të ketë edhe të tjerë fëmijë.

“Sandra nuk është kundër të pasurit më shumë fëmijë në të ardhmen. Ajo është e ngarkuar me karierën e saj, por të pasurit fëmijë është ajo çka e bënë atë krenare më së shumti në jetë.” ka thënë një burim për faqen E! News.

Në vitin 2010, Bullock u nda nga ish-burri i saj Jesse James, derisa tani është e lidhur me fotografin Bryan Randall me të cilin nuk janë të martuar, por sipas burimeve, çifti e ndjen veten si të martuar.

“Ata kanë diskutuar rreth kalimit të jetës së bashku.” ka thënë ky burim duke thënë se çifti e konsideron veten si të martuar.

Edhe pse aktorja është mjaft e zënë me punën e saj, partneri Bryan është treguar mjaft i kujdesshëm ndaj fëmijëve duke u sjellur me ta sikur të ishte babi i tyre natyral, transmeton E! News.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM