Saimir Strati me mozaikun e Nënës Terezë arrin edhe një rekord Guinness  (video)

7:15 am 02.03.17

strat2

 

Mbajtësi i disa rekordeve Guinnes, artisti shqiptar Saimit Strati ka arritur edhe një rekord të ri.

Ai kompletoi portretin e Shën Nënë Terezë përmes një mozaiku i cili është ndërtuar nga 1.5 milionë kapëse metalike, ngjyrë kafe dhe të bardhë. Vepra e tij ka një madhësi prej 10 m².

Ky portret i Stratit ka arritur të futet në rekordet Guinness si ‘Mozaiku më i madh prej kapëseve’ (Largest staple mosaic).

Artistit iu nevojit afër një muaj për të kompletuar veprën, para se ajo të zbulohej në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, aty ku do të mbetet e ekspozuar për vizitorët.

“Vendosa të arrij këtë rekord për të nderuar Nënën Terezë,” ka thënë artisti 50 vjeçar, transmeton faqja zyrtare e rekordeve Guinness.

Mozaiku i punuar nga Strati përfshinë edhe fjalët: “Paqja fillon me një buzëqeshje.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM