Ryan Reynolds flet për ankthin dhe depresionin

9:01 pm 24.05.18

 

Aktori kanadez, Ryan Reynolds, ka folur publikisht për betejën e tij me ankthin dhe depresionin.

Ylli i filmit Deadpool thotë se për të larguar “djajtë” e tij i duhet të ushtroj çdo ditë.

“Prirem të jem mjaft depresiv dhe kam problem me ankthin dhe gjëra të tilla. [Bëjë ushtrime çdo ditë] përndryshe filloj të ndihem në rrëmujë. Për mua është më shumë psikologjike. Ushtrimet janë mjeti për t’i larguar ata djajtë.” ka thënë 41 vjeçari për revistën Mr. Porter.

Reynolds tha se ka pasur probleme me ankthin që kur ishte fëmijë, derisa për këtë një pjesë i lë fajin raporteve të tija me babain.

“Babai im ishte njeri mjaft i ashpër. Ai ishte i mirë në shumë gjëra, por ishte i ashpër ndaj neve.”

“Nuk po qahem – secili mban me vete peshën e tij dhe këtu unë nuk ndryshoj – por të rriteshe në shtëpinë time nuk ishte asnjëherë relaksuese apo e lehtë, dhe e di se, gjatë jetës time, jam përballur me ankth në shumë mënyra.”

Aktori gjithashtu tha: “Nuk ia dëshiroj askujt, por ankthi është edhe një karburant i madh. Dua të them, zot imi, është pilulë kundër-vetëkënaqësisë, por gjithashtu është diçka që duhet menaxhuar.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM