Russell Brand krahason të qenit baba me eksperiencën nën drogën LSD

4:41 pm 03.02.17

russell

 

Komediani i njohur britanik, Russell Brand, ka folur rreth eksperiencës së të qenit baba.

41 vjeçari u bë baba për herë të parë gjatë nëntorit të kaluar, kur e dashura e tij Laura Gallacher solli në jetë një vajzë të cilën e quajtën Mabel.

Tani, duke folur për emisionin e Chris Moyles në Radio X, Brand shpjegoi se çfarë është duke përjetuar me këtë risi në jetën e  tij.

“Kam ndejtur zgjuar që nga ora 3.30 e mëngjesit. Vërtetë më pëlqen, ishte sfiduese. Është tanshendente – po më duhet të provoj dhe të mësoj gjuhë të reja, po mundohem të kuptoj se çfarë dëshiron kjo bebe.”

“Është një eksperiencë mahnitëse. E di se secilit i ndodh kështu, dhe ti mendon se je personi i parë. Është njëjtë sikur nën LSD. Mendon se je i vetmi që e ke provuar dhe që po kalon këtë eksperiencë, por në të vërtetë është diçka e zakonshme.”

Brand së fundmi ka njoftuar se do të ketë një seri të shfaqjeve ‘stand up’ në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë. Duke filluar nga muaji prill, ai do të ketë turne përmes paraqitjeve të emruara Re: Birth ku do të flitet për politikë, për vdekjen dhe për shoqërinë moderne.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM