Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore

8:28 pm 05.12.17

 

Rusia është përjashtuar nga garat e vitit të ardhshëm në Lojërat Olimpike Dimërore që mbahen në Pyeongchang.

Vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i cili gjithashtu ka vendosur që atletët rus që tregojnë se janë të pastër mund të garojnë në këto lojëra nën flamurin neutral.

Ky vendim vjen pas hetimeve në lidhje me dopingun e mbështetur nga shteti rus për atletët që morën pjesë në lojërat e vitit 2014 në Sochi të Rusisë.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, dhe bordi i tij erdhën në këtë vendim pasi u njoftuan me të gjeturat dhe rekomandimet e një hetimi që zgjati 17 muaj dhe që u drejtua nga zvicerani Samuel Schmid.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM