Rusia nuk përjashton përfshirjen në luftë kundër Shteteve të Bashkuara

11:47 am 13.04.18

 

Rusia ka paralajmëruar se një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara ndaj Sirisë, si reagim kundër sulmit të dyshuar kimik nga qeveria siraine, do të mund të nxiste luftë ndërmjet Rusisë dhe SHBA-ve.

“Prioritet i menjëhershëm është të largohet rreziku i luftës,” ka thënë ambsadori rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia.

Ai ka akuzuar Uashingtonin për rrezikimin e paqes ndërkombëtare dhe ka thënë se situata është “shumë e rrezikshme”.

Nebenzia, transmeton BBC, u tha reporterëve në New York: “Nuk mund të përjashtojmë ndonjë mundësi, fatkeqësisht,”

Ai ka shtuar se ekziston “rrezik i eskalimit” të situatës për shkak të prezencës ushtarake ruse në Siri.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM