Rusia i quan agjentë të huaj radiot Zërin e Amerikës dhe Evropën e Lirë

3:25 pm 05.12.17

 

Për shtetin e Rusisë, radiot Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë janë “media të huaja që kryejnë funksionet e një agjenti të huaj”.

Në deklaratën e publikuar në ueb-faqen e saj, Ministria tha se në përputhje me ligjin e ri rus për mediat, ka vendosur të listojë Radion Evropa e Lirë, Zërin e Amerikës, kanalin Current Time, shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë dhe disa media të tjera si “media të huaja që kryejnë funksionet e një agjenti të huaj”, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Jemi në dijeni për njoftimin e sotëm nga Ministria e Jashtme e Rusisë, por nuk kemi marrë detaje se çfarë do të thotë ky etiketim për ne”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent.

“Radio Evropa e Lirë është kompani mediatike, e angazhuar në mbulimin profesional të lajmeve nga Rusia dhe vendeve të tjera. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj gazetarisë së saktë dhe gjithëpërfshirëse”, tha Kent.

Ligji rus për mediat ka kaluar shpejt në parlament dhe është nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, më 25 nëntor.

Zyrtarët rusë kanë thënë se ligji është “përgjigje simetrike”, pasi kanali RT, i financuar nga shteti rus, është dashur të regjistrohet si agjent i huaj në SHBA.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM