Rritet numri i të sëmurëve nga organet e frymëmarrjes

9:42 am 03.02.17

ndotja

 

Pothuajse çdo ditë tejkalohet limiti i papastërtisë së ajrit në Prishtinë, dhe për këtë ka pasur hedhje faji gjatë tërë kohës ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Komunës së Prishtinës për atë se kush duhet të mbaj përgjegjësinë për ndotjen e ajrit në kryeqytet.

Ndërkohë, statistikat tregojnë se për 25 për qind është rritur numri i pacientëve të sëmurë nga sëmundjet e organeve të frymmarrjes dhe mushkërive.

Kjo rritje shqetësuese është shënuar gjatë vitit të kaluar, krahasuar me vitin paraprak, transmeton Koha.net.

“Njëri ndër shkaktarët e rritjes së këtij numri të të sëmurëve, dhe përkeqësimit të simptomave tek pacientët kronikë, patjetër që është edhe ajri i ndotur”, ka thënë drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Ilirjana Raça- Bunjaku.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM