Rohan: Serbia duhet të njoh Kosovën për të hyrë në BE

10:15 am 15.02.17

Dr.Albert Rohan

 

Ish-ndërmjetësi në negociatat për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë se Plani i Ahtisaarit e ka zgjidhur, njëherë e përgjithmonë, problemin e statusit të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Koha Ditore ai thotë se Kosova tani duhet të punoj për të zënë hapin e Serbisë në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

Rohan, që bashkë me Martti Ahtisaarin udhëhoqën bisedimet në Vjenë, thotë se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa njohur Kosovën, derisa rolin e Gjykatës Speciale e sheh si të dobishëm për vendin, meqë, sipas tij, përmes saj “duke e individualizuar fajin, çdo nocion për një përgjegjësi kolektive të Kosovës apo UÇK-së do të hiqet”.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM