Roger Waters konsideron ta performojë ‘The Wall’ të Pink Floyd në kufirin SHBA-Meksikë

11:05 am 10.01.19

Roger WatersEdhe pse Roger Waters nuk e shkroi Pink Floyd’s Wall si një alegori për ndonjë strukturë të jetës reale, mirëpo opusi i grupit mori një interpretim të tillë. Në korrik 1990, Waters e luajti albumin në Berlin, Gjermani për të përkujtuar rënien e Murit të Berlinit tetë muaj më parë. Tani, ai po planifikon një koncert të ngjashëm në shenjë proteste ndaj murit të planifikuar të Donald Trump që ndan kufirin jugor midis SHBA dhe Meksikës.

Duke folur për AFP, Waters shpjegoi se Muri është “shumë relevant tani për shkak të z. Trump dhe gjithë këtij fjalimi për ndërtimin e mureve dhe për të krijuar sa më shumë armiqësi të jetë e mundur midis racave dhe feve.
Kështu, Waters është i përgatitur të krijojë një koncert të albumit afër vendit ku do të ndërtohet muri i Trump.

“Së pari duhet të çohemi kundër këtyre politikave të ekstremit të djathtë. Bota është e zhytur nga njerëz të lakmitarë, “shtoi Waters. “Muzika është një vend i ligjshëm për të shprehur protestën, muzikantët kanë një të drejtë absolute, një detyrë, për të hapur gojën e tyre për të folur”.

Waters më parë e krahasoi kandidaturën e Trump me ngritjen e Adolf Hitlerit në Gjermaninë e 1930-ës, duke e quajtur Trumpizmin “po aq të rrezikshëm” sa fashizmi. Në koncertet e fundit, ai tallet me Presidentin e ri të Amerikës duke e përshkruar atë si një dildo nazist  me një mikro-penis.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM