Robotët ndërtojnë shtëpinë  (video)

1:45 pm 07.07.17

 

Është planifikuar, dizajnuar dhe po ndërtohet e tëra nga robotët.

Bëhet fjalë për një shtëpi tre katëshe e cila ka filluar të ndërtohet nga robotë 3D.

ETH Zurich dhe partnerët e biznesit po ndërtojnë një shtëpi që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.

“Ne përdorim robotikën, siç mund ta shihni pas meje, në parafabrikim për të bashkuar strukturat e drurit në hapësirë, prandaj tekonologji të ndryshme bëhen bashkë dhe ka një lloj bashkëveprimi që përdoret për të ndërtuar një pjesë arkitekture.” thotë një nga përgjegjësit e projektit, transmeton Top Channel.

Ky proces përdor materiale ndërtimi tradicionale kur është nevoja e pritet të ketë përfunduar brenda këtij viti.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM