Robbie Williams paralajmëron albumin e ri koleksionues (video)

4:06 pm 11.07.17

 

Robbie Williams ka bërë me dije se gjatë këtij viti do të lëshoj një album të ri i cili do të ketë brenda vetes këngë dhe demo verzione të cilat nuk janë publikuar më herët gjatë karierës së këngëtarit.

Ky koleksion do të quhet ‘Under The Radar Volume 2’ dhe pritet të lëshohet më vonë gjatë vitit.

Albumi do të përmbajë këngë dhe demo verzione që nuk kanë mundur të jenë pjesë e albumeve që këngëtari ka nxjerrë përgjatë karierës së tij 20 vjeçare.

Koleksioni do të lëshohet në formën standarde fizike të CD-së dhe do të jetë edhe në verzionin online për t’u download-uar.

“Është një numër i këngëve për të cilat jam shumë krenar por që nuk kanë mundur të jenë pjesë e albumeve të mëhershme. Ato duhet të ishin, janë fantastike – por mund të humbasësh në mendimin ‘Duhet të shkruaj një hit ose të gjithë do të vdesin!” ka thënë Williams rreth koleksionit të ri.

“Shumë këngë të mira humbasin kur je në një gjendje të tillë mendore – dhe tani ja ku janë.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM