Rita Ora tregon nëse ka pasur lidhje me Jay-Z, dhe çfarë mendon për Beyoncen

10:46 am 07.05.18

 

Rita Ora i është përgjigjur thashethemeve se ajo është “Becky me flokët e mira”, një shprehje kjo të cilën Beyonce e kishte drejtuar ndaj burrit të saj Jay-Z, derisa ky i fundit e kishte tradhtuar.

Në këngën e saj ‘Sorry’ të vitit 2016, Beyonce kishte tekstin e këngës në të cilin e adresonte tradhtinë e të shoqit, duke thënë se “Ai më do vetëm kur unë nuk jam aty, Më mirë të thërras Beckyn me flokët e mira”.

Më pas, thashethemet flisnin se “Becky” mund të jetë Rita Ora e cila dikur kishte bashkëpunaur me Jay-Z.

Por, në një intervistë për The Sunday Times, Ora është shprehur: “Hey, krejt çka dua të them rreth kësaj është, nëse unë do të isha Becky me flokët e mira, a nuk do të duhej që të kisha flokët e mira? M’i shikoni. Të gjitha janë thurje dhe zgjatime.”

Ora gjithashtu ka folur edhe për Beyoncen, duke e përshkruar atë si “njeriu më i mirë”, dhe duke thënë: “Askush nuk mund të thotë para meje diçka të keqe për atë grua. Bëhem emocionale madje edhe vetëm kur flas për të.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM