Rita Ora qetëson raportet me Calvin Harris

12:57 pm 13.03.17

rita

 

Calvin Harris dhe Rita Ora i kanë dhënë fund problemeve ndërmjet tyre pas ndarjes që ndodhi në vitin 2014.

Në atë kohë, Harris i kishte uruar Orës “gjitha të mirat”, por më pas u raportua se muzicienti i kishte ndaluar këngëtares që të performoj ndonjë këngë që të dy kishin punuar së bashku, përfshirë këngën ‘I Will Never Let You Down’.

Tani, siç raporton The Sun on Sunday, një burim ka bërë të ditur se Harris dhe Ora i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve.

“Në fund të vitit të kaluar ata janë takuar dhe kanë zgjidhur gjërat. Ishte diçka lehtësuese për të dy që të mund të lënë të kaluarën mbrapa.” ka thënë ky burim për tabolidin britanik.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM