Rita Ora puthet me Cardi B në videospotin e ‘Girls’

7:36 pm 06.06.18

 

Rita Ora ka lëshuar videospotin për këngën mjaft të diskutueshme ‘Girls’.

Kënga u lëshua gjatë muajit të kaluar dhe në të marrin pjesë edhe Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX. Pas lansimit, kënga nxiti reagime nga komuniteti LGBTQ+.

Duke iu përgjigjur reagimeve, Ora kishte thënë: “’Girls’ është shkruar të përfaqësoj të vërtetën time dhe është një tregues i eksperiencës së vërtetë dhe të sinqertë në jetën time. Kam patur lidhje romantike me femra dhe meshkuj gjatë jetës sime dhe ky është udhëtimi im personal.”

Në videospotin e këngës, në një moment Rita Ora dhe Cardi B puthen të paraqitura në formën e një hologrami.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM