Rita Ora publikon videoklipin e ri ‘Only Want You’; Pranon se e kopjoi Britney Spears

11:52 am 08.03.19

 

Rita Ora së fundmi publikoi për fansat videon më të re muzikore “Only Want You”, në bashkëpunim me 6LACK.

Në klipin e kësaj kënge, këngëtarja shfaq mishërimin e tri versioneve të ndryshme të vetes, shkruan DailyMail. Videoja muzikore tregon një estetikë të viteve 1950, ku Rita shfaqet e veshur me një fustan elegante si këngëtare e një klubi, një yll i kërcënuar nga paparacët si dhe një kameriere klasike.

Videoja nis me Ritën duke folur me një mik në telefon, pasi ajo vajton të humbasë buzëqeshjen para se të nisej në një restorant për t’u çlodhur. Atje ajo është gjurmuar nga paparacët, para se të ndihmohet nga kamerierja për të dalë nga dera e pasme e restorantit.

Roli i kamerieres luhet gjithashtu nga Rita.

Ndërkohë vetëm pak çaste më vonë ajo shkon për të pastruar tavolinën ku po gjendej personazhi VIP (Rita), dhe aty gjen një kartë, e cila tregon ambientet ku mbahet koncerti i radhës i saj me titull ‘Phoenix’, që është edhe titulli i albumit të saj më të fundit.

Rita thotë për pamjet mahnitëse në klip: “Kam pasur aq shumë kënaqësi teksa realizoja këtë video, dhe nuk mund të pres deri sa ta ndaj me ju të gjithë. Kjo ishte një nga këngët e mia të preferuara në album”.

Muajt e fundit kanë qenë vërtet emocionues për Ritën, pasi ajo po shijon suksesin e albumit të saj më të fundit ‘Phoenix’.

Bukuroshja jonë e pranon publikisht se për këtë video është frymëzuar nga klipi i këngëtares amerikane, Britney Spears, “Everytime”.  “Hej Britney Spears kjo ishte për ty, sepse të dua shumë. I kushtoni homazhe personave që inspirojnë”, ka shkruar Rita në llogarinë personale në Instagram.

Një pjesë e mirë e skenave janë të risjella nga videoklipi i Britneyt, por vetëm fabula ndryshon paksa. Në fillim të dyja këngëtaret shfaqen duke luftuar me jetën e tyre si personazhe të famshëm dhe të pasur, por në fund ndryshe nga Britney, Rita nuk ka një fat tragjik.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM