Rita Ora i shpëton sulmit nga një bandë kriminelësh në Londër 

12:44 pm 16.03.17

rita

 

Të shtëna me armë janë dëgjuar në distriktin e pasur të Londrës gjatë pasdites së mërkurë, pak minuta pasi këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora kaloi aty.

Policia të armatosur menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, vend në të cilin kishte pasur të shtëna armësh nga dritarja e makinës së një bande kriminelësh në rrugën “Notting Hill”.

Këngëtarja Ora për pak i shpëtoi këtij kaosi, i cili mund t’i rrezikonte jetën.

Në disa fotografi të siguruara pak momente pas ngjarjes, Rita është shfaqur e relaksuar teksa shijon një shishe ujë pas ngjarjes së tmerrshme.

Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk është lënduar askush, gjersa është bërë e ditur se objektivi i personit që qëlloi me armë nga dritarja kishte qenë një nga ndërtesat e zonës.

Policia ka qëndruar në vendin e ngjarjes për të bërë të gjitha ekzaminimet e këtij sulmi.

 

rita1

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM