Rita Ora bëhet pjesë e këtij filmi të animuar

5:42 pm 14.02.18

 

Pas rolit në filmin Fifty Shades Freed, tani raportohet se Rita Ora do të jetë pjesë e një filmi të animuar.

Faqja The Hollywood Reporter ka mësuar se Ora ka arritur marrëveshje për një rol në filmin e ri të Pokemon, Detective Pikachu.

Ende nuk dihen detajet se cilin karakter do të luaj këngëtarja, në filmin për të cilin deri më tani dihet se Ryan Reynolds do të luaj rolin e Detective Pikachut.

Filmi i ri për lojën Pokemon do të filloj xhirimet në Londër, derisa regjisor do të jetë Rob Letterman.

Ky do të jetë projekti i radhës i Oras pas pjesëmarrjes së saj në filmin Fifty Shades Freed, ku luan rolin e Mias, derisa gjithashtu kontribuoi edhe në muzikën e filmit përmes bashkëpunimit me Liam Payne në këngën ‘For You’.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM