Rishfaqet një video ku Michael Jackson shihet duke blerë unazë martese me akuzuesin e tij James Safechuck

12:47 pm 14.03.19

Michael Jackson

Videoja e ripublikuar shfaq  Michael Jackson i kapur nga kamerat e sigurisë (CCTV) teksa blinte një unazë martese me një fëmijë i cili është James Safechuck (akuzuesi i tij në Leaving Neverland), ndërsa gjithë këtë e ka bërë i maskuar.

Klipi, i marrë nga TMZ, tregon Jacksonin i veshur një parukë, kapele dhe mustaqe të rreme, duke hyrë në dyqan me të miturin Safechuck – i cili pohon se ai ishte abuzuar seksualisht nga këngëtari i ndjerë. Në atë kohë, Jackson u ndalua nga sigurimi i cili mendonte se ai dukej e dyshimtë dhe kishin frikë se ai do të vjedh dyqanin.

 


Në një segment në dokumentar Safechuck kujton se si Jackson i bleu disa unaza luksoze, njëra prej të cilave ishte një “unazë fejese”. Pamjet e kamerave mbështesin pretendimet e Safechuck kur tha se Jackson shpesh e mori atë për të blerë stoli. Dokumentari “Leaving Neverland” ka sjellë tregimet e dy të abuzuarve, James Safechuck dhe Wade Robson, të cilët kanë thënë se asokohe Jackson kishte organizuar një martesë me njërin prej fëmijëve në fermën e tij.

Safechuck ka thënë se kishte qenë 10 vjeçar kur këngëtari (asokohe 30 vjeçar) kishte organizuar martesë në dhomën e tij të gjumit në fermën Neverland. Ndërsa pas publikimit të kësaj videoje, thuhet se unaza me diamante ishte blerë pikërisht për këtë rast./UrbanFM/

Michael Jackson arrives at Radio City Music Hall for the Chr

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM