Rikthehen Arctic Monkeys. Konfirmohet pjesëmarrja e tyre në këtë festival

3:34 pm 11.01.18

 

Më në fund po ndodh. Arctic Monkeys po kthehen në skenë.

Pas disa vite pushim, dhe përfshirje të anëtarëve të bendit në projekte të tjera muzikore, indie-rock bendi nga Sheffield kanë konfirmuar pjesëmarrjen në një festival dhe kështu shënojnë rikthimin e tyre në skenë.

Bendi do të jetë një nga performuesit kryesorë në festivalin Firefly Festival që mbahet në Dover të Shteteve të Bashkuara nga 14-17 qershor.

Arctic Monkeys janë duke punuar në albumin e ri, të gjashtin dhe ai pritet të dal gjatë këtij viti.

Së fundmi, në internet ka qarkulluar një video, që më pas doli të jetë jo e vërtetë, ku përmendeshin disa lokacione të tjera që bendi do të lunate, si festivali Mad Cool, Primavera Sound dhe Rock Werchter, por deri më tani nuk janë konfirmuar performanca të tjera.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM