Rihanna transmeton veten derisa me shoqëri shikon paraqitjen e saj në serialin ‘Bates Motel’  (video)

1:23 pm 22.03.17

Për më shumë se pesëmbëdhjetë minuta, Rihanna ka inçizuar veten duke transmetuar direkt në Instagram gjithë kohën sa ka kaluar duke shikuar serialin televiziv ‘Bates Motel’ ku edhe ajo paraqitet me një rol.

Ky serial është një version modern i filmit të njohur të Alfred Hitchcock, ‘Psycho’. Në këtë serial Rihanna luan rolin e Marion Crane, karakterit që është viktimë në skenës e njohur në dush.

Rihanna ka transmetuar për fansat e saj, direkt në Instagram, momentet derisa me miqt e saj shikojnë serialin. Gjatë kësaj kohe ata pijnë tequila dhe shkëmbejnë batuta.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM