Rihanna takon presidentin francez Macron

9:18 am 28.07.17

 

Këngëtarja Rihanna është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar rreth edukimit.

Ajo është takuar edhe me zonjën e parë francize Brigitte Macron, derisa i ka falënderuar për mikëpritjen.

“Kisha një takim të jashtëzakonshëm me Presidentin dhe Zonjën e Parë,” ka thënë këngëtarja për ABC News.

“Ishin jashtëzakonisht mikëpritës, u fokusuam në çështjen e edukimit në aspektin global dhe ne do të bëjmë një njoftim shumë të madh gjatë muajit shtator.”

Rihanna vazhdon të bëjë punë të madhe sa i përket ndihmës në vendet në zhvillim për të pasur sa më shumë çasje në sistemin e edukimit.

“Këtë tetor do të punojmë edhe më shumë në Afrikë,” ka thënë Rihanna e cila është e angazhuar me fondacionin e saj Clara Lionel Foundation, dhe gjithashtu edhe me Red Cross, UNICEF dhe Global Citizen.

Përmes fondacioneve ajo shikon mundësitë për të ofruar bursa për njerëzit nga vendet në zhvilim të cilët nuk kanë çasjen e duhur në sistemin e edukimit.

“U inspirova dhe impresionova me lidershipin e tij,” ka thënë Rihanna për presidentin Macron. “Nuk mund të pres derisa t’ju tregoj se ku do të dal e gjithë kjo, por mendoj se ky vit është për viti për edukimin.”

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM