Rihanna ‘po punon në dy albume’

10:23 am 25.04.18

 

Rihanna pritet të kënaq fansat e saj duke u ofruar atyre muzikë nga dy albume.

Metro raporton se RiRi është duke punuar në projektin e saj të ri, i cili do të jetë i shumëpritur që prej vitit 2016 kur nxorri albumin Anti.

Sipas një burimi të gazetës britanike, Rihanna është në studio duke punuar.

“Ajo është duke punuar në dy albume – njëri me këngë klasifikimesh (chart-friendly), dhe një tjetër përbërë nga këngë melankolike dhe eksperimentale – dhe po mendon të lëshoj dy albume nëse këngët nuk përshtaten mirë në një album të vetëm.”

Së fundmi, Rihanna u bë pjesë e listës prej 100 personave më me influencë përpiluar nga revista TIME.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM